Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) pasi ka shqyrtuar dokumentacionin ka dhënë vendimin për të konfirmuar në detyrë gjyqtaren Marinela Osmani.
Osmani është gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Vendimi për të është arsyetuar nga trupi gjykues i kryesuar nga Etelda Çiftja, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu,
Vendimi për Osmanin mund të ankimohet në KPA brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 9.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.2.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Marinela Osmani (Nuni), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”-thuhet në njoftim.