Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Belsh-Cërrik ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Shtetasi me iniciale I.Z 23-vjeç banues në Belsh duke drejtuar mjetin tip “Benz” humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.
Aksidenti i shkaktoi humbjen e jetës të riut.
“Në aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shales, Cërrik, shtetasi I. Z., 23 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasin I.Z
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”