Një ilaç i zakonshëm i përdorur për trajtimin e astmës duket se zvogëlon nevojën për shtrime në spital si dhe kohën e shërimit për pacientët me COVID-19, nëse përdoret brenda shtatë ditësh nga shfaqja e simptomave.
Të paktën kështu kanë deklaruar të martën disa studiues nga Universiteti i Oksfordit.
Gjetjet u bënë pas një studimi në fazën mesatare të steroidit budesonidit, i shitur si “Pulmicort” nga “AstraZeneca Plc” dhe gjithashtu i përdorur për trajtimin e mushkërive të duhanpirësve.
Studimi 28-ditor i 146 pacientëve sugjeroi që budesonidi uli rrezikun e kujdesit urgjent ose shtrimit në spital me 90%, krahasuar me kujdesin e zakonshëm.
Studiuesit thanë se eksperimenti u frymëzua nga fakti që pacientët me sëmundje kronike të frymëmarrjes, të cilët shpesh marrin steroide, ishin nën-përfaqësuar në mënyrë të konsiderueshme midis pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 gjatë ditëve të para të pandemisë.
Të dhënat fillestare nga studimi gjithashtu zbuluan se vullnetarët e trajtuar me budesonide, kishin një rënie më të shpejtë të etheve dhe më pak simptoma të vazhdueshme.
“Unë jam i kënaqur që një ilaç relativisht i sigurt, i disponueshëm gjerësisht dhe i studiuar mirë … mund të ketë një ndikim në presionet që po përjetojmë gjatë pandemisë.”– tha Mona Bafadhel, drejtuese e këtij studimi, citon Reuters.
“Pulmicort” dikur ishte një ilaç i mirë për prodhuesit e vaksinave të koronavirusit “AstraZeneca”, qw tani ofron një ilaç më të ri, “Symbicort”, si një trajtim alternativ i astmës.
Rezultatet nga studimi i Universitetit të Oksfordit ende nuk do të botohen në një revistëmshkencore, të vlerësuar nga kolegët.