Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputetja nxjerr pamjet nga Vlora: Përmbytje në çdo lagje e rrugë, turp të të vijë Edi Rama


Ish-deputetja e PD-së Nada Meçorapaj ka publikuar disa fotografi nga Vlora e përmbytur pas shirave të dendur të mbrëmjes së djeshme.

Meçorapaj i drejtohet kryeministrit Edi Rama se duhet t’i vijë turp që e ka katandisur qytetin bregdetar në këtë gjendje, pasi sipas saj edhe më parë ka rënë shi, por kurrë qyteti nuk është përmbytur si sot.

Ajo thotë se fëmijët vlonjatë nuk kanë shkuar dot në shkollë, se nuk dilnin dot as tek oborri i shtëpisë nga vërshimi i ujërave.

 

“Miremengjes Edi Rama!

Nga Vlora e permbytur ne cdo lagje, rruge, hyrje pallatesh, oborre shkollash!

Miremengjes nga Vlora qe sot duhet te te vije turp, te cilen e katandise ne kete gjendje.

Dil e bej propagande e genjeshtra sot, por duhet ta dish se mijera nena si une, nuk i cuan dot femijet ne shkolle, se nuk dilnin dot as tek oborri i shtepise nga vershi i ujrave!

Edhe me pare ka rene shi ne Vlore, por kurre nuk eshte bere si sot. Vlonjatet e kane kuptuar se sa me shume dite kalojne me Edi Ramen ne krye te vendit, aq me keq do te behet per ta dhe ler femijet e tyre

Mjaft me!!!! Eshte koha per ndryshim! Do ta nisim nga Vlora!”– shkruan ish-deputetja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *