Vendosni fjalën kyçe....

Kim “e ngazëllyer”: Rama e ka përjashtuar vetë Doshin nga PS-ja, më siguroi se s’do e përfshijë në asnjë qeveri


Ambasadorja amerikane ka thënë se kryeministri Rama i ka kujtuar asaj se ai e ka përjashtuar personalisht Tom Doshin nga Partia Socialiste.

Po kështu, Kim shkruan në Twitter se Rama e ka siguruar se Doshi nuk do ketë asnjë rol në qeveritë që ai do formojë. Pak ditë më parë, Kim po në Twitter bëri thirrje për moskandidimin e Doshit në zgjedhjet e 25 prillit duke e shoqëruar postimin me vendimin e Departamentit Amerikan për moslejimin e udhëtimit të Doshit drejt SHBA-së.

Dy gjëra duhen thënë në gjithë këtë histori. E para, Doshi është kryetari i Partisë Social Demokrate dhe nuk ka teorikisht lidhje me Partinë Socialiste e nuk kandidohet prej saj.

E dyta Tom Doshi nuk ka pasur aasnjëherë asnjë rol në dy qeveritë Rama që nga viti 2013, kështu që ‘gëzimi’ i ambasadores Kim është i pakuptueshëm.

“Më lejoni t’i jap fund spekulimit: Kryeministri Edi Rama dhe unë e kuptojmë qartë se çfarë do të thotë vendim i DASH-it për moslejimin e udhëtimit të Tom Doshit drejt SHBA-së. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e ka përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai nënvizoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në ndonjë qeveri që do formojë.” – shkruan Kim në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *