Vendosni fjalën kyçe....

Kosova pritet të heqë orën policore, studentët rikthehen në universitete


Kosova pritet të heqë orën policore në vend. Kjo do shoqërohet me lehtësira të tjera siç janë zgjerimi i fashës orare për lëvizjen e qytetarëve si dhe ushtrimin e bizneseve.

Po kështu studentët do mund t’u kthehen leksioneve e seminareve në universitet.

Ndërkaq qytetarët e huaj që duan të futen në Kosovë dhe vijnë nga vende me rrezikshmëri të lartë duhet të kenë me vete tamponin të bërë brenda 72 oëve të fundit.

“Në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 50 personave, ndërsa në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, lejohet grumbullimi deri në 80 persona me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim.” – thuhet në dokument, shkruan Koha.net.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *