Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se Shqipëria nuk mund të presë deri në vitin 2030, për të marrë ndihmë.
Sipas saj, në 4 vitet e fundit të qeverisjes së Edi Ramës ka më pak punë dhe më shumë emigracion, dhe më shumë gjëra po shkojnë në drejtimin e gabuar. Ndaj u bën thirrje qytetarëve që të mos votojnë për Ramën në zgjedhjet e 25 prillit.
“Në 4 vitet e fundit Rama ka patur qeverinë në dorën e tij, për të qeverisur si të dinte më mirë ai. Sot ka më pak punë, më shumë emigracion dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.
Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë. Në Prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi dhe zgjidhni një qeveri që do të sjellë ndihmë të prekshme dhe të shpejtë.
-73 Ditë #ShqipëriaShtëpiaJuaj”- shkruan Kryemadhi.
Ky reagim i saj vjen pak ditë, pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se PS-ja do të qëndronte në pushtet deri në vitin 2030.
“Me mua, pa mua, PS do e keni në pushtet deri në vitin 2030.”- shprehej ai.