Presidenti Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” përjashtoi çdo koalicion të mundshëm me Kryeministrin Edi Rama.
Madje sipas tij urrë nuk do ketë marrëveshje me Ramës për dy arsye që kanë të bëjnë me integritetin territorial të Shqipërisë dhe kufijtë e Kosovës
“Kurrë mos e mendoni se ekziston një mundësi, që Ilir Meta të bëjë një koalicion me Ramën.
Kjo histori ka përfunduar! Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën!
Marrëveshje politike në këtë tokë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës nuk do ketë më kurrë.
Arsyet janë dy: Ka vënë në diskutim integritetin territorial të Shqipërisë dhe ka vënë në diskutim kufijtë e Kosovës”-shkruan Meta.