Vendosni fjalën kyçe....

Ndëshkohen për maskën 1663 qytetarë, gjobiten me nga 1 milion lekë 7 aministratorë lokalesh


1289 persona në mbarë vendin janë gjobitur me nga 3 mijë lekë pasi janë kapur pa maskën mbrojtëse.

344 të tjerë janë ndëshkuar pasi janë kapur duke udhëtuar në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare ose pasi janë kapur në mjetet e transportit publik pa maskë.

Gjashtë qytetarë janë shoqëruar në polici pasi nuk kanë treguar mjetin e identifikimit e më pas janë lënë të lirë. Me nga 1 milion lekë të reja janë ndëshkuar 7 administratorë lokalesh pasi sipas policisë e ushtronin veprimtarinë në shkelje të protokolleve të sigurisë.

Për sa u përket qytetarëve që janë kapur duke lëvizur pas orës 22:00 të mbrëmjes, janë ndëshkuar me nga 10 mijë lekë shtatë të tillë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *