Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja/ Bushati: Keni prodhuar “plepat e dyta”, Gjiknuri: Tërmet thashë, nuk është vepër penale të përmendësh një aktivitet tektonik


Mes deputetit socialist Damian Gjiknuri dhe gazetarit Andi Bushati ka ndodhur një shkëmbim replikash teksa në emisionin “Open” debatohej mbi ngjarjen e fundit, ku për llogari të SPAK u arrestua Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha.

Debati nisi pasi Bushati e krahasoi drejtësinë e re me atë të “plepave” të krijuar gjatë qeverisjes së Berishës duke shtuar se institucionet e reja komandohen nga socialistët dhe prandaj shumica është e paprekur nga hetimet e mundshme.

Më pas Bushati i përmendi edhe përgjimet e Dibrës në të cilat ishte përfshirë edhe deputeti Gjiknuri i cili mbahet mend në transkriptet e prokurorisë për frazat: “Tërmet, tërmet” dhe “ të dërgoj çunat problematikë”.

Lidhur me këtë Gjiknuri u përgjigj se të përmendësh fjalën “tërmet” nuk është vepër penale por “aktivitet tektonik”.

Pjesë nga debati:

Eni Vasili: Po dridheni nga SPAK?

Damian Gjiknuri: Duhet gjë sikur u drodha gjatë komunikimit me ju?

Bushati: Ke të drejtë të tallesh!

Damian Gjiknuri: Pse?

Bushati: Ata servilë që janë atje nuk do t’u bëjnë gjë. Kemi prodhuar plepat e dytë se të parët i kishte Saliu. Mos t’i gënjejmë njerëzit. Kanë në dorë Damianin, merren me ata të Peshkopisë atje.

Damian Gjiknuri: Injoranca juridike nuk mbetet pa koment. Pse u vunë në përgjim 50 komponentë të PS pas denoncimit të PD-së. Mos e kthe në personale.

Bushati: Edhe Ndrea Prendi kundravajtje penale ishte. Edhe Gërdeci aksident teknologjik ishte.

Damian Gjiknuri: Vepra në fjalë…Keni parë krim të organizuar për kundravajtje penale.

Bushati: Një shtet i tërë që vjedh vota, që nxjerr çam në Dibër. Tallin me dynjanë pastaj. Në telefon flisje ti apo…?

Damian Gjiknuri: Tërmet thashë… Po ishte vepër penale që të përmendësh një aktivitete tektonik, nuk e di…

Bushati: Vepër penale është t’i thuash mësuesit që nesër nuk je në punë nëse nuk voton për partinë time.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *