Vendosni fjalën kyçe....

SHBA vendos sanksione kundër liderëve ushtarakë të Mianmarit


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka miratuar një urdhër ekzekutiv për të vendosur sanksione ndaj udhëheqësve të puçit të Mianmarit.

Masat do të përqendrohen ndaj udhëheqësve ushtarakë, anëtarëve të familjes së tyre dhe bizneseve të lidhura me ta.

Gjithashtu janë ndërmarrë hapa për të bllokuar hyrjen te ushtria të 1 miliard dollarëve të fondeve qeveritare të mbajtura në SHBA, shkruan BBC.

Këto sanksionet vijnë pasi një grua që u qëllua në kokë gjatë protestave kundër grushtit të shtetit, e cila po lufton për jetën në një spital në kryeqytetin Nay Pyi Taw.

Gruaja e quajtur Mya Thwe Thwe Khaing u lëndua të martën kur policia u përpoq të shpërndajë protestuesit duke përdorur top uji, plumba gome dhe fishekë.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në protesta në rrugë kundër grushtit të shtetit të javës së kaluar, i cili përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe lideren Aung San Suu Kyi.

Gjatë këtyre protestave, ka patur raportime për dëmtime të tjera të rënda pasi policia ka rritur përdorimin e forcës, por deri më tani nuk ka pasur vdekje.

Çfarë kërkon Biden?

Joe Biden bëri thirrje për tërheqjen nga grushti i shtetit dhe për lirimin e liderëve civilë, përfshirë zonjën Suu Kyi.

“Njerëzit e Burmës po i bëjnë zërat e tyre të dëgjohen dhe bota po shikon.”– tha ai, duke u zotuar të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse është e nevojshme.

“Ndërsa protestat rriten, dhuna kundër atyre që ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike është e papranueshme dhe ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë atë.”– shtoi ai.

Ai tha se administrata e tij do të identifikonte një raund të parë të sanksioneve këtë javë, megjithëse disa udhëheqës ushtarakë të Mianmarit tashmë janë futur në listën e zezë për mizoritë e kryera kundër myslimanëve Rohingya.

“Ne gjithashtu do të imponojmë kontrolle të forta të eksporteve. Ne po ngrijmë pasuritë e SHBA-ve nga të cilat përfiton qeveria e Burmës, duke ruajtur mbështetjen tonë për kujdesin shëndetësor, grupet e shoqërisë civile dhe zona të tjera që përfitojnë drejtpërdrejt nga njerëzit e Burmës.”- tha ai .

Kjo është hera e parë që Biden vendos sanksione ndaj një shteti, që kur ai mori detyrën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *