Zemërimi për ligjin e propozuar që pretendon të rrisë sigurinë në universitetet greke u përhap në rrugët e Athinës, ndërsa aktivistët hodhën Molotov gjatë përplasjes me policinë.
Mijëra protestues u përballën me forcat e zbatimit të ligjit pranë ndërtesës së Parlamentit Grek në sheshin Syntagma të mërkurën, ndërsa ligjvënësit debatuan për një projektligj që do të vendoste efektivë policie të paarmatosur në kampuset universitare.
Aktualisht, policia është e ndaluar të hyjë në mjediset e institucioneve të arsimit të lartë, për shkak të një ligji të miratuar pasi diktatura e krahut të djathtë të vendit shtypi me dhunë një kryengritje studentore në Universitetin Politeknik të Athinës në vitin 1973.
Ithtarët e reformave të reja thonë se ato janë të nevojshme për të goditur paligjshmërinë që është bërë e zakonshme në kampuset universitare, veçanërisht në Athinë. Por të tjerët i shohin reformat si një rikthim të censurës.