Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i ri, nuk lejohet më ushqimi nga jashtë për të shtruarit në spitalin Covid-1


Me një urdhër të ri nga Ministria e Shëndetësisë, nuk do të lejohen më ushqimet nga jashtë për të sëmurët me Covid-19 të shtruar në Spitalin Infektiv.

Kështu, familjarët do mund të sjellin për të shtruarit vetëm veshmbathje.

Një familjar i cili po qëndronte jashtë spitalit, tha në një prononcim për “News 24” se nuk e kishin lejuar t’i çonte ujë nënës së tij të sëmurë me Covid-19.

 “Jo më tha vetëm rrobat e trupit lejohen.

Unë mbrëmë e solla, është hera e parë. Donte ujë mamaja dhe nuk lejohej. Ka ujë, por e donte nga jashtë, nuk e di pse. Deri tani mirë më thotë, nuk e di.”– tregoi qytetari.

Ndërkohë qytetari tha se nuk kishte patur komunikim me asnjë mjek lidhur me shëndetin e nënës së tij, por vetëm me këtë të fundit përmes celularit.

“Jo jo, vetëm me mamanë. U lidha mbrëmë në telefon, më tha do të kthej përgjigje. Nuk kam patur komunikim me asnjë tjetër.”- iu përgjigj qytetari pyetjes së gazetarit.

Ky vendim për ndalimin e ushqimeve nga jashtë në spital, vjen një ditë pasi Ministrja Ogerta Manastirliu tha se edhe pse shteti e ofron këtë shërbim, ka qenë thjesht kërkesë e familjarëve që është plotësuar, por jo se pacientëve nuk u ofrohet shërbimi në spitale.

Manastirliu e bëri këtë deklaratë pas pyetjeve të shumta lidhur me ushqimin në spitale, pas denoncimeve të forta për mashtrimet që janë bërë në spitale dhe ankesave të pacientëve se nuk po iu çojnë ushqimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *