Një gjykatë lokale në Bangladesh dënoi me vdekje tetë anëtarët e një grupi, të cilët u gjetën fajtorë për vrasjen e vitit 2015 të një botuesi në kryeqytetin e vendit, Daka.
Dy nga anëtarët e grupit janë ende në arrati. Duke folur para gazetarëve, prokurori Golam Sarëar Zakir tha se ata ishin të kënaqur me vendimin.
“Qëllimi i militantëve ishte të heshtnin zërat e qytetarëve duke vrarë njerëz me mendje të lirë dhe duke destabilizuar vendin.” – tha ai.
Faisal Arefin Dipan, pronari i ‘Jagriti Prokashani’, një shtëpi botuese, u vra brutalisht për botimin e shkrimeve të Avijit Roy, një shkrimtar, bloger dhe aktivist bangladesho-amerikan, i cili u vra në Daka më herët të njëjtin vit.
Gjykata tha në vendimin e saj prej 53 faqesh se akuzat e ngritura kundër të akuzuarve ishin provuar, kështu që gjykata vendosi për dënimin me vdekje për kryerjen e një krimi kaq të rëndë.
Avokati i mbrojtjes, Khairul Islam Liton, u tha gazetarëve se ata do të apelojnë para gjykatës më të lartë për lirimin e të akuzuarve pasi ata besojnë se klientët e tyre nuk janë fajtorë.