Vendosni fjalën kyçe....

Aktivistët e PSD-së ngrenë dronin për Albin Kurtin: Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes


Në ditën e fundit të fushatës në Kosovë, pasi të dielën mbahen zgjedhjet, Partia Socialdemokrate ka organizuar një aksion para objektit të Qeverisë.

Aktivistët e kësaj force politike kanë lëshuar një dron, ku është vendosur fotoja e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit me mbishkrimin “Lideri Suprem”, së Kosovës, ku ka lëshuar një dron ku është vendosur fotoja e Albin Kurtit me mbishkrimin “lideri suprem”, ndërsa ky i fundit mbante një fjalim.

Në një njoftim për mediet, PSD thotë se kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes.

“Një aeroplan lodër fluturon e tregon. Zhytja e thellë aty ku gëlon propaganda mbytëse krijon univers paralel, pa kohë e hapësirë.

Një aeroplan lodër fluturon. Qielli do të mbetet i hapur, pa skaj, sepse liria është kushti njerëzor. Idetë e reja nuk do të mbarojnë sa t’ketë njerëzi. Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes.

Kritika protestuese që kërkon liri e gjenë gjithmonë rrugën e vet. Edhe kur regjimi ka pushtuar e mbërthyer çdo skutë, një formë e re do të gjendet. Ka qenë kështu edhe në distopitë më të errëta totalitare.

Një aeroplan lodër fluturon. Shikojeni qiellin! Kërkoni idetë! Atëherë do ta shihni mbretin cullak!”– thuhet në komunikatën e publikuar nga deputeti Dardan Molliqaj.

Sot Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbajtën tubimin përmbyllës të Vetëvendosjes në Prishtinë. Aktivistë të Vetëvendosjes vendosën një instalacion me mbishkrimin “Qeveria Kurti 2 pranë ndërtesës së qeverisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *