Vendosni fjalën kyçe....

Dalin tabulatet telefonike të sekretares, si i caktonte ajo takimet për gjyqtaren Hoxha


Zbulohen detaje të reja lidhur me dosjen e arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha.

Balkanweb” ka publikuar një pjesë të përgjimeve të SPAK-ut, në të cilat shfaqet sekretarja e Gjykatës Rkije Dervishi, duke folur me një person për të cilin lë takim me gjyqtaren Hoxha.

Siç tregon gazetarja Klodiana Lala, bëhet fjalë për një tjetër person të dënuar dhe që po tentonte të lirohej, Gentjan Nezaj.

PJESË NGA PËRGJIMET
Në datë 03/08/2020, ora 11:54, Rukije Dervishi komunikon me dikë në telefon:
Sekretarja e Enkeleida Hoxhës: Ku po pret?
Personi X: Eee?
Sekretarja: Ku asht t’u prit?
Personi X: Se di pasha Zotin, ne ina në’Tiron
Sekretarja: Po jo…ku osht t’u prit, se tha ku këna taku m’jest, po ku ka taku n’mjest, ke kafja apo ke?
Personi X: Aaaa, po po, e kam parasysh ke kafja
Sekretarja: Po he pra, tregoi se m’ka çu gjithata mesazhe, tregoi
Personi: Ke kafja m’duket.
Sekretarja: Tregoj ke kafja, thuaj atij ke kafja se po i them, a t’i them ke kafja?
Personi: Po, po….
Sekretarja: Mir hajt….

Në datë 3/08, 2020 pora 11:55, Rukjie Dervishi komunikon me Enkeleda Hoxhën me sms me përmbajtjen; ‘Ke kafja’

Në datë 8/09,2020, ora 19:46, shtetasi Shaban Nezaj (babai i Gentjan Nezajt) komunikon me shtetasin Ali Tabaku, i afër i avokatit Aldo Tabaku dhe përmbajte tyre zhvillohet kjo bisedë:

Nezaj: Urdhëro!

Tabaku: Lika nga Kruja ju marr
Nezaj: O tungjatjeta. Si ja kalove?
Tabaku: Mirë! Si ja kalove Shabë?
Nezaj: Ca bone Liku?
Tabaku: A jeni mirë?
Nezaj: Si i keni nga shtëpia, vet ju mirë?
Tabaku: Hajde mo, si në Krujë, ju vet mirë?
Nezaj: Mirë ka dasht Zoti
Tabaku: Dëgjo mua tashti
Nezaj: Fol!
Tabaku: Se më ka marrë edhe djali mbrëmë prej Italisë
Nezaj: Po
Tabaku: edhe kanë nejt sot unë me ta, dhe më ka thënë për dy ditë se më datë 15 e kishte ai
Nezaj: Djali aaa?
Tabaku: He? A dëgjove? Po pra, më datë 15 e kishte me 14 e 15 nga data 15 e kishte
Nezaj: Po ky e kishte më datë 9, e paskan shty aaaa?
Tabaku: Po unë sot nejta me ta pra
Nezaj: Ani ani, ti me u mor çfaër të ka thënë djali
Tabaku: edhe më tha mua se tha do të ec dhe do të të tregoj se si do të ma japin ata, se e ka atë problemin e parë, e kan ham atë problemin e parë thashë a e kupton

Një tjetër bisedë është ajo e 1 korrikut të vitit të kaluar mes sekretares Manuela Mallkuçi dhe vëllait të të dënuarit Gentjan Nezaj, Gazmir Nezaj, të cilit pasi i tregon se ka dërguar të ëmën në spital, e siguron se një ditë më pas do i shkojë në dorë kërkesa asaj, duke nënkuptuar gjyqtares.

Vëllezërit Nezaj kishin marrë garanci nga avokati Aldo Tabaku se kërkesa e tyre do të pranohej falë marrëdhënies që ai kishte me gjyqtaren. Me qëllim që çështja t’i kalonte gjyqtares Hoxha, Gazmir Nezaj kontakton sërish krye sekretaren e gjykatës, Manuela Mallkuçin.

Në datë 01.07.2020 ora 11:14, shtetasi Gazmir Nezaj, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****872, shtetasen Manuela Mallkuçi dhe nga përgjimi është përftuar kjo bisedë.

Gazmir Nezaj:…Hiç, je n’pun apo n’shpi?

Mallkuçi: Jo, jo, jam pak ke spitali, për mamin.

Gazmir Nezaj: Eeee?

Mallkuçi: Ke spitali jam.

Gazmir Nezaj: E po pse?

Mallkuçi: Kam sjell mamin, kam sjell pak mamin.

Gazmir Nezaj: E po si e ke?

Mallkuçi: Po kshu më mirë e kam më mir, t’shofim tashi se do ta fus për koronarën.

Gazmir Nezaj: Ee.

Mallkuçi: T’shofim çar do m’dali.

Gazmir Nezaj: E, hajde se për gjithçka po t’mar prap n’telefon.

Mallkuçi: Faleminderit po dgjo tani dgjo, meqë më more.

Gazmir Nezaj: Hë, hë.

Mallkuçi: Ajo nesër i shkon asaj n’dor, ajo kërkesa…”

Kjo bisedë është shumë e rëndësishme pasi Mallkuçi e siguron Gazmirin se kërkesa do t’i shkonte asaj në dorë, gjyqtares Enkeleida Hoxha. Shumë domethënëse është se kjo bisedë zhvillohet ditën në të cilën është regjistruar kërkesa e Gentian Nezajt në sekretari.

Në datë 02.07.2020, ora 08:49, përdoruesi i numrit telefonik celular 06*****04, që i përket shtetasit Aldo Tabaku, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****104 që i përket shtetases Rukije Dervishi (sekretarja e gjyqtares Enkeleida Hoxha) me mesazh: sms text: “Në orën 9 ke danaj rryc”

Në datë 02.07.2020, 09:55, Gazmir Nezaj, komunikon me shtetasen Manuela Mallkuçi, ku përftohet ky komunikim:

Gazmir Nezaj: Si, si?

Mallkuçi: Kërkesë Gentjanit?

Gazmir Nezaj: Po.

Mallkuçi: Nesër i shkon gjyqtares n’dor, e kam rregjistru…

Gazmir Nezaj: E ke rregjistru? I shkon nesër gjyqtares?

Mallkuçi: Po, po po..

Gazmir Nezaj: I bi ktij? T’njëjtit?

Mallkuçi: Po…, po po..

Gazmir Nezaj: Okej, okej…

Mallkuçi: Prandaj pa merak…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *