Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka shkuar sot në Rrogozhinë ku ka vizituar banorët e disa fshatrave që janë përmbytur nga shirat e dendur të ditës së djeshme.
Zonja Duma shprehet se 7 fshatra në këtë zonë bllokohen sa herë që bie shi dhe sipas saj kjo ndodh vetëm sepse nuk pastrohen nyjet lidhëse të shkarkimit të ujërave.
Ish deputetja thotë se pas 25 prillit, gjithçka do të transformohet me fitoren e opozitës.
“Në Lekaj, Rrogozhinë, fshatrat Zambish, Gërmenj, Mushnik, Okshtun, Levonjë bllokohen e u ndalon ora lëvizëse nga dy orë shi sepse lumi e ura lidhëse përmbyt gjithçka.
Përmbytja ndodh sepse thjeshtë nuk pastrohen nyjet lidhëse të shkarkimit të ujërave.
Ja çfarë do të thotë vullnet qeverisës!
Kaq e thjeshtë!
Kur na pyesin ‘si do ta bëni realitet planin tuaj’, duhet kuptuar që është mendësia që prodhon mundësinë.
Nuk mungojnë mundësitë për pastrim është mendësia ‘spastruese’ që keqqeveris vendin.
Vullneti për të bërë gjërat mirë i transformon paratë në mirëqenie!”– shkruan zonja Duma.