Vendosni fjalën kyçe....

Habit matematicieni britanik: Të gjitha grimcat e Covid-19 në botë do mund të futeshin në një kanaçe freskuese


Matematikani i Universitetit të Bathit në Britani, Kit Yates, ka bërë pretendimin e çuditshëm se të gjitha grimcat e koronavirusit të pranishme në botë në çdo moment do të mund ëtë futeshin brenda një kanaçeje freskuese.

Duke marrë parasysh normat globale të infeksionit, numrat e rasteve dhe vlerësimet e ngarkesës virale, Yates llogarit se ka diku rreth dy quintilion, ose dy miliardë miliardë grimca virusi SARS-CoV-2 në ekzistencë në çdo moment të caktuar.

Llogaritjet e Yates supozuan një diametër prej 100 nanometrash, ose e 100 miliardta e metrit, për grimcat e virusit SARS-CoV-2. Nga ky total, ai nxori vëllimin sferik, duke përfshirë proteinat që e bëjnë patogjenin një armik kaq të paqëndrueshëm.

Duke marrë parasysh të gjitha karakteristikat fiziko të strukturës së virusit dhe duke lejuar distancën midis grimcave të virusit, vëllimi i përgjithshëm ishte akoma më i vogël se ai i një kanaçeje freskuese prej 330 ml.

“Është për t’u habitur të mendosh se të gjitha telashet, dëmet, vështirësitë dhe humbjet e jetës që kanë rezultuar gjatë vitit të fundit mund të përbëjnë vetëm disa kafshata.” – tha Yates.

Të paktën 2.34 milionë njerëz kanë vdekur zyrtarisht për shkak të pandemisë Covid-19 deri më tani, me mbi 107 milionë raste të konfirmuara në të gjithë botën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *