14 persona kanë humbur jetën në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 2 qyetetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Mat, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 40 -82 vjeç.
Nga 3982 testime të kryera së fundmi janë gjetur 1059 raste të reja me kronavirusin e ri në vend.
Në katër spitalet covid në Tiranë janë shtruar 502 pacientë nga të cilët 33 janë në terapi intensive me 19 të intubuar.