Vendosni fjalën kyçe....

“Kina do të na hajë drekën”- Paralajmërimi i Bidenit për amerikanët


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka paralajmëruar se Kina do të “na hajë drekën tonë” nëse Amerika nuk “rrit” shpenzimet e saj të infrastrukturës.

Kur bëri këtë deklaratë, Biden po fliste të enjten me një grup senatorësh rreth nevojës për të azhurnuar infrastrukturën në SHBA.

Paralajmërimi i tij vjen një ditë pas telefonatës së tij të parë me presidentin Kinez Xi Jinping.

Siç shkruan BBC, në këtë telefonatë, Xi Jinping mbajti një qëndrim të ashpër për të drejtat e njeriut duke thënë se një përballje do të ishte një katastrofë për të dy vendet.

Biden i bëri komentet pas takimit me anëtarët e komitetit të Mjedisit dhe Punëve Publike.

“Nëse ne nuk lëvizim, ata do të hanë drekën tone.”– u tha presidenti Biden senatorëve.

“Ata janë duke investuar miliarda dollarë që merren me një gamë të tërë çështjesh që kanë të bëjnë me transportin, mjedisin dhe një gamë të gjërave të tjera. Thjesht duhet të rritemi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *