Vendosni fjalën kyçe....

Meghan Markle fiton betejën në gjykatë kundër tabloidit britanik


Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka fituar betejën me tabloidin britanik “Mail on Sunday”.

Siç shkruan Reuters, gruaja e Princit Harry, e kishte paditur kompaninë e botimeve Associated Newspapers pasi në tabloidin e saj Mail on Sunday kishte publikuar pjesë të letrës së ajo i kishte dërguar babait të saj  që Thomas Markle, në gusht të vitit 2018.

Muajin e kaluar, avokatët e Meghan i kërkuan gjykatësit Mark Warby të vendosë në favor të saj pa pasur nevojë për një gjyq që mund ta kishte ngritur kundër babait të saj, i cili dha një deklaratë për gazetën se nuk e kishte parë të bijën që prej dasmës së saj në maj të vitit 2018.

Gjyqtari Warby vendosi që artikujt përbënin një shkelje të qartë e privatësisë së saj. Megjithatë gazeta tha se po shqyrtonte mundësinë për të apeluar.

“Pas dy vitesh të gjata ndjekje gjyqësore, unë i jam mirënjohëse gjykatave për vendimin që Associated Newspapers dhe The Mail on Sunday të japin llogari për praktikat e tyre të paligjshme dhe dehumanizuese.”- tha Meghan në një deklaratë.

Ajo tha se taktikat kishin shkuar për shumë kohë pa pasoja.

“Për këto gazeta, është një lojë. Për mua dhe kaq shumë të tjerë, është jeta reale, marrëdhëniet reale dhe trishtimi shumë i vërtetë. Dëmi që ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë shkon thellë.”- tha ajo.

Meghan i shkruajti letrën prej pesë faqesh babait të saj, pasi lidhja mes tyre u shkëput në prag të dasmës së saj me princin Harry, ku ai nuk mori pjesë për shkak të problemeve shëndetësore dhe pasi kishte pranuar se kishte pozuar për paparacët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *