Vendosni fjalën kyçe....

Në gjendje të dehur merr automatikun e qëllon drejt fqinjit, kapet autori i dyshuar në Kukës


Një person është arrestuar në Kukës, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së një fqinji.

Autori i dyshuar është Behar Elezi i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë duke dëmtuar mjetin e fqinjit dhe një mjet tjetër e më pas ka provuar të largohet.

Ai është ndaluar dhe i është sekuestruar një armë zjarri dhe disa municione.

“Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative, për një person që po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe neutralizimi i autorit, shtetasi Behar Elezi (person me precedent penal), i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Gostil. Pas thirrjeve të forcave të Policisë ky shtetas nuk është dorëzuar, por ka tentuar të largohet.

Shtetasi Behar Elezi, pasi është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin R. S., është larguar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka shkuar në banesën e shtetasit R. S., duke qëlluar me armë. Për pasojë ka dëmtuar mjetin e shtetasi R. S. dhe mjetin e një shtetasi tjetër që ishte në lëvizje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh. Shtetasi B. E. është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale. Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për dokumentimin të rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *