Vendosni fjalën kyçe....

Oboti i bllokuar, shtëpi të përmbytura – Si paraqitet sot situata në Shkodër


Situata në Shkodër vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve të shiut të mbrëmjes së kaluar.

Sipas një njoftimi nga bashkia e Shkodrës, situata paraqitet mjaft shqetësuese edhe në njësinë administrative të Anës së Malit, ku niveli i ujit në disa oborre të shtëpive ka shkuar deri në 140 centimetra.

Sipas të dhënave të bashkisë, ka disa shtëpi të përmbytura dhe rrugë të pakalueshme.

Ndërkohë, Forcat e ndërhyrjes për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin po punojnë sot në disa familje për heqjen e ujit në banesa dhe oborre në Tophan dhe në Tepe.

SITUATA

Në bazë të vlerësimit sot në mëngjes, situata gjatë natës është përkeqësuar, duke shënuar rritje të nivelit të ujërave në territorin e Shkodrës. Kjo për shkak të baticës dhe prurjeve nga të gjithë lumenjtë dhe liqeni në të gjithë zonën e Nënshkodrës së përmbytur në njësitë Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Velipojë dhe Rrethinat e qytetit.

-Sot në orën 7.30 hidrometri shënon 7m ne Dajç – dje hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënonte kuotën 6.96 m.

-Sot në orën 7.30 hidrometri në liqen shënon 9.35- dje Liqeni të Shkodrës në orën 14.30, shënonte kuotën 9.22 m.

-Sot në orën 7.30 hidrometri Drin shënon 7.35 – dje hidrometri i lumit Drin në orën 14.30, shënonte kuotën 7.50 m.

Nj.A. Ana e Malit

Ka rënie të nivelit të ujit me rreth 10 cm.

1300 ha toke bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot  Muriqan , Shtuf e Velinaj).

Rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë.

Shtepi të përmbytura 8.

Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot.)

Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.

Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) 2 shtëpi me prezencë uji.

Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.

Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek lagja Goricë (rruga e bllokuar).

Rruga Obotit  e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).

Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

Ujësjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Energji elektrike ka në të gjithë zonën.

SPZ e zonës në gatishmëri.

UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).

Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit  (fshati Obot).

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.

E bllokuar rruga Goricë, mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).

Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.

Situata është shumë kritike (dita 37 e përmbytjeve).

Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).

Fshati ObotT në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.

Situata mbetet shumë e rënduar.

Nj.A.Dajç

Hidrometri shënon 7 m, me një rritje prej 1 cm në hidrometrin e Dajçit, 5 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me një ditë më parë.

1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).

Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 150 cm në rrugë.

Shtëpi të përmbytura 9.

Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.

Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë.

Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë.

Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.

SPZ e zonës në gatishmëri.

Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.

Energji elektrike kemi, nderprerje te herpashershme.

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është prioritare.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Rrethina, datë 12.02.2021

Rritje e nivelit të ujit me rreth 10 cm.

Tokë e përmbytur total 600 ha.

Shtëpi të përmbytura nuk ka.

Prezencë uji në oborre në 70 shtëpi.

Qendra shendetësore në gadishmëri.

SPZ në gatishmëri.

Energji elektrike për momentin ka.

Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit është 30 cm.

Mjeti i ushtrisë në dispozicion i dislokuar tek Hidrovori Dobraç për çdo nevojë ndërhyrje emergjente.

Ka nevojë për bazë ushqimore për bagëtinë.

Nj.A. Berdicë

1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush-Berdicë e Madhe- Berdicë e Mesme- Berdicë e Sipërme.

Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush) nga këto në 5 shtëpi uji gati ka hyrë në ambjentet e brendshme.

Prezence uji ka në lagjen Maksuti, Qokthi,Tula, Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura) ndërsa në lagjen “Malsorët e Mullinit” është liruar rruga hyrëse por ujë ka në toka dhe rreth disa banesave.

SPZ e zonës në gatishmëri.

Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *