Vendosni fjalën kyçe....

Polici fsheh kokën, procedohet drejtuesja e fushatës së LSI-së në Durrës: Më 25 prill shporrim “Rilindjen” e shtetin policor 


Drejtuesja e fushatës së LSI-së në Durrës, Elona Guri, është shoqëruar në policinë e Durrësit.

Siç shkruan vetë ajo në Facebook, është proceduar pasi ka ngritur zërin kundër gjobës prej 50 milionë lekësh të vjetra të vendosur ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ për organizimin e një veprimtarie në nder të arkeologut durrsak, Vangjel Toçe.

Guri akuzon qeverinë për terror ndaj pensionistëve e intelektualëve të Durrësit ndërkohë që shpërblen oligarkët. Ajo e mbyll postimin me besimin se me 25 prill, Durrësit do e shporrë ‘Rilindjen’ e shtetin policor.

“Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit në Durrës. E proceduar sepse në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit dhe masat anti-covid ngritëm zërin kundër vendimit të padrejtë të Policisë së Shtetit për gjobitjen me 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçe.

Shteti policor ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve të Durrësit ndërkohë shpërblen me miliona euro oligarkët e saj. Ndaj edhe më 25 prill qytetaria e Durrësit do e shporrë përgjithmonë “Rilindjen” dhe shtetin e saj policor. Gjithmonë në krah të intelektualëve të Durrësit. Gjithmonë do ngremë zërin për Durrësin. Elona Guri, LSI Durrës.” – shkruan Guri në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *