Policia ka këshilluar qytetarët që në ditët e pikut të trafikut, të hënën, të premten e të shtunën të gjejnë një rrugë tjetër për të hyrë në Tiranë për shkak të ngarkesës që do krijohet nga punimet në rrethrrotullimin ‘Shqiponja’.
Sipas policisë, qytetarët që vijnë në Tiranë nga jugu, duhet të zgjedhin si portë hyrëse rrugën nga Elbasani, ndërsa ata që udhëtojnë nga veriu, duhet të zgjedhin rrugën e Paskuqanit, ku nëpërmjet urës së re mund të futen në Bulevardin Zog i Parë.
Për sa u përket qytetarëve që vijnë nga Kavaja e Durrësi, ata mund të zgjedhin rrugën e Ndroqit.