Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen 225 mijë stërlina në portin e Barit, po vinin drejt Shqipërisë


Sekuestrohen 225 000 stërlina në portin e Barit, të cilat kishin si destinacion Shqipërinë.

Siç shkruajnë mediet italiane, paratë u gjetën në një furgon me targa angleze, ndërkohë që mjeti do të imbarokohej në traget.

Ishin 225,350 stërlina, që konvertohen për një vlerë afërsisht në 250 mijë euro.

Paratë, ishin të ndara në dhjetëra tufa të mbështjella me film mbrojtës plastic dhe ishin ngjeshur fort në zgavrat e furgonit mbi rezervuar, aq shumë sa duhej ndërhyrja e një mekaniku të specializuar për nxjerrjen e tyre.

Drejtuesi i automjetit, akuzohet fajtor se nuk ka përmbushur detyrimin për të deklaruar këtë shumë parash në kufi, ndërkohë që u sanksionua me sekuestrimin e 50% të shumës në total, rreth 120 mijë euro.

Operacioni u realizua nga Guardia di Finanza e Grupit II të Barit, së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *