Vendosni fjalën kyçe....

Shkeli masat anti-Covid, gjobitet me 5 milionë lekë ministri Blendi Klosi


Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi është gjobitur me 5 milionë lekë të reja, për shkak të shkeljes së rregullave të vendosura për pandeminë.

Në një njoftim të policisë, thuhet se Klosi si përfaqësues i një subjekti politik (PS-së) organizoi një takim në qarkun e Beratit në kundërshtim me masat e vendosura nga Komiteti Teknik i ekspertëve, që ndalojnë grumbullimet me mbi 10 persona.

Po ashtu është gjobitur me 1 milionë lekë dhe pronari i lokalit ku u zhvillua takimi.

 “Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin B. K., përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. H., pronari i subjektit, pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në subjektin në pronësi të tij, në kundërshtim me Aktin Normativ.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *