Provinca perëndimore turke e Izmirit u godit nga stuhi të forta të shoqëruara me erëra të fuqishme e shira të rrëmbyeshëm. Erërat e forta shkaktuan dëme të mëdha materiale si dhe plagosën 18 persona.
Gjatë stuhisë makinat fluturuan në ajër ndërsa dëme të shumta pati në çatitë e ndërtesave si dhe në jahtet luksozë në portin e qytetit.
Më shumë se 16 persona u shtruan në spital fillimisht, duke përfshirë nëntë të goditur nga një vinç që u rrëzua në një pjesë të qytetit, por shifra u përditësua më vonë nga autoritetet.
Sipas kryebashkiakut të Izmirit, Soyer, ishte fat që vendi ishte në karantinë në atë orë, pasi dëmet në njerëz mund të kishin qenë shumë më të mëdha.