Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: PD e LSI s’duan që shqiptarët jashtë vendit të votojnë


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, thotë se PD-ja dhe LSI-ja nuk duan që emigrantët të votojnë.

“Tjetër çështje është edhe ajo e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. PD dhe LSI nuk duan që shqiptarët jashtë vendit të votojnë. Nuk e kuptoj. Uroj të implementohet gjithçka e nevojshme ligjërisht nga KQZ-ja dhe vota e tyre të numërohet.”- tha Balla në një deklaratë për mediet ku po fliste mbi zgjedhjet.

Po ashtu, ai deklaroi se nuk gjen dot asnjë arsye për faktin se pse Partia Demokratike nuk është dakord që testimi për votimin elektronik për zgjedhjet e 25 prillit të mbahet në Tiranë.

“Komentet tona janë të qarta, dhe s’do vazhdojmë më me këto diskutime. Është e qartë se disponibiliteti ka qenë që të testojmë teknologjinë e një zone që mos të dështojë ky proces dhe mos të pengojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Nuk e gjej dot arsyen se pse PD s’do që të testohet në Tiranë. Jemi në kushtet e zhvillimit të një para fushatë normale. Uroj që gjithçka të vazhdoj kështu. Nëse i referohemi 12017- 2019, PD dhe LSI që kanë shprehur interes që të futen në zgjedhje, madje një pjesë janë regjistruar. Ndaj në këto kushte, partitë kanë detyrim që të respektojnë normat dhe rregullat e vendosura nga komitetit teknik.”, janë fjalët e Ballës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *