Vendosni fjalën kyçe....

Votimi e numërimi elektronik do përdoret në një zonë zgjedhore në Tiranë


Votimi dhe  numërimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit do bëhet vetëm në një KZAZ në Tiranë.

Edhe pse shumica e partive kishin propozuar përveç Tiranës edhe Korçën e Fierin, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi në mbledhjen e sotme që votimi e numërimi elektronik do përdoret në një KZAZ në kryqytet.

Duhet thënë se tenderin për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje e fitoi si e vetme në garë kompania ‘Smartmatic’, e njohur për lidhje me Fondacionin Soros.

Ndaj saj ka pasur akuza të shumta në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA nga Republikanët e ish-presidenti Trump, që e akuzojnë për manipulim të votave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *