Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka qenë sot në një fabrikë për montimin e aparateve mjekësore aerosol që gjejnë përdorim për sëmundjet e ndryshme të frymëmarrjes.
Gjatë vizitës atje, numri dy i PS-së, tha se klima e mirë ndaj biznesit dhe bashkëpunimi me Gjermaninë po shtrihet edhe në prezencën e shtuar të bizneseve gjermane në Shqipëri.
Para dy ditësh, ambasadori gjerman, Zingraf, tha gjatë një takimi me ministrat Denaj e Shalsi, se binzeset gjermane e ato të huaja janë skeptike për investimet në Shqipëri pasi i druhen klimës së biznesit këtu, sigurisë ligjore e transparencës.
Ai bëri thirrje që kjo gjë të përmirësohet në mënyrë që të ketë një shtim të investimeve të huaja në vend.