Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i mjekut Edvin Prifti ngre dyshime: Pse ky operacion në virgjilje të fushatës së zgjedhjeve?


Avokati i mjekut Edvin Prifti, ka ngritur dyshime të forta në sallën e gjyqit për goditje në prag të fushatës zgjedhore.

Në seancën e sotme të zhvilluar për masën e sigurisë, ai thotë se për operacionin e zhvilluar në korrik duhet të ndërhyhej në atë kohë dhe jo tani në prag të fushatës.

Po ashtu, avokati Henrik Ligori shton se klienti i tij mund t’i justifikojë paratë që i kanë gjetur në shtëpi, pasi i ka të fituara nga çmimet ndërkombëtare.

“Sot në seancë u njohëm me kërkesën për ashpërsimin e masës, për një krim hipotetik, për të cilin s’ka prova. Pse s’u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni, por 7 muaj më pas, në vigjilje të fushatës së zgjedhjeve?! 220 mijë € i ka të fituara nga çmimet ndërkombëtare që ka marrë. Çmimet e fituara nga mjeku janë të verifikuara edhe në Google.”– tha Ligori, citon BalkanWeb.

Avokati kërkoi heqjen e pezullimit nga detyra për mjekun dhe t’i vihet në vend të kësaj masa “detyrim paraqitje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *