Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar një video me të cilën shënjestron kryeministrin Edi Rama.
Në këtë video, Basha thotë se Rama po bëhet “çdo ditë e më karagjoz” ndaj opozitës.
“Rama po bëhet përditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të Partisë Demokratike.
Mjafton të krahasoni rritjen prej 200% të pagave të mësuesve nën qeverisjen tonë me rritjen vetëm 15% të Rilindjes.
Rama ke nevojë t’i rikthehesh shkollës.
Po do të kesh kohë pas 25 prillit, kur të jesh sërish i papunë.
Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë dhe ne do ta kthejmë në rrugën e zhvillimit.”– thuhet në videon e publikuar nga Basha.
Më herët kryeministri Edi Rama u mundua të ironizojë Bashën, për videon e këtij të fundit duke gatuar që ia publikoi gruaja në Instagram.