Ylli i popit Justin Timberlake i ka kërkuar falje publike ish-të dashurës së tij Britney Spears dhe këngëtares Janet Jackson, duke thënë se ai i kishte zhgënjyer në të kaluarën.
Timberlake reagoi në llogarinë e tij në “Instagram” pas kritikave që ka marrë këtë javë në mediat sociale, mbi intervistat që ai dha rreth 20 vjet më parë ku ka folur për jetën e tij seksuale me Spears, kur të dy ishin në kulmin e karrierës së tyre.
Të gjitha këto erdhën pas transmetimit të një dokumentari televiziv mbi ngritjen dhe rënien e Britney Spears dhe mënyrën se si ajo u turpërua në media pas përfundimit të marrëdhënies së tyre në vitin 2002. Pas ndarjes së tyre, ajo pësoi probleme të shëndetit mendor dhe kontrollin e jetës së saj e mori i ati.
Ndërkohë Timberlake u rrit në karrierë. Albumet dhe këngët e tij u promovuan nën rrëfimin se Spears i kishte thyer zemrën. Në videoklipin për një nga këngët më të spikatura të tij “Cry Me A River”, madje paraqiste një sozy të Britney-t.
Po ashtu Timberlake gjithashtu akuzuar për vite me radhë se ai nuk arriti të merrte përgjegjësi gjatë shfaqjes së Super Bowl në vitin 2004, kur gabimisht i ekspozoi gjoksin Janet Jackson-it në skenë.
“Unë posaçërisht dua t’i kërkoj falje Britney Spears dhe Janet Jackson të dyjave individualisht, sepse kujdesem dhe i respektoj këto gra dhe e di që dështova.”- shkroi Timberlake në Instagram.
Ylli i popit i cili tani është i martuar me aktoren Jessica Biel, tha se i vinte keq për ato çfarë kishte thënë apo nuk kishte thënë për atë që ishte e drejtë në të kaluarën.
“I kam parë mesazhet, etiketimet, komentet dhe shqetësimet dhe dua t’ju përgjigjem. Më vjen keq për këto periudha në jetën time, ku veprimet e mia kontribuan në problem, kur fola jashtë radhe ose nuk u shpreha për atë që ishte e drejtë. Unë e kuptoj që unë rashë shkurt në këto momente dhe në shumë të tjerë dhe përfitova nga një sistem që miraton mizogjininë dhe racizmin.”- tha ai.