Vendosni fjalën kyçe....

Elton Debreshi mbledh 1242 firma për të kandiduar si i pavarur, i duhen vetëm 90 të tjera


Kandidati i pavarur për deputet,  Elton Debreshi, ka mbledhur plot 1242 firma që i duhen për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit. Atij tanimë i kanë mbetur edhe 90 të tjera për të mbledhur.

Babai i katër fëmijëve dhe brezi i tretë i minatorëve në familje, vjen për të kandiduar me një histori krejt ndryshe nga të tjerët.

Duke qenë kreu i Sindikatës së Minatorëve, Debreshi ka kaluar shumë peripeci për të ngritur zërin e minatorëve në media, duke u përballur shpeshherë me censurimin nga këto të fundit.

Pak javë më parë, ai ka qenë i ftuar në GogoCast në Gogo.al ku ka rrëfyer mbi synimet e tij, problematikat me të cilat përballen punëtorët dhe përplasjen me Albchrome të Samir Manes e luftën e tij ndaj interesave të minatorëve.

I pyetur mbi kushtet dhe problematikat me të cilat përballen minatorët e Bulqizës, Debreshi tha se kushtet e tyre janë tejet të këqija, ndërsa pagat shumë të ulëta.

Ai akuzonte biznesmenin Samir Mane për luftën që u është bërë minatorëve që në fillim ndërsa tregon edhe operacionin për bllokimin e sindikatës dhe kërkimit të të drejtave nëpërmjet kërcënimeve, heqjeve nga puna e bllokimit të mediave për të mos shfaqur atë që ndodh në të vërtetë me minatorët në Bulqizë.

“Kam punuar 6 vite te Albchrome në kushte shumë të vështira. Më pas një grup minatoësh të rinj u përplasën me drejtorin lokal të kompanisë në Bulqizë. Ne morëm përsipër më pas që të krijojmë një sindikatë të re që u mbështet nga pjesa dërrmuese e minatorëve. Pas shpalljes së sindikatës, Albchrome u hakmor duke më pushuar nga puna. Kompania mori masa edhe ndaj anëtarëve të tjerë të sindikatës. Pasi u shua disi protesta pasi sollën policinë, që i ka nën komandë vetë Samir Mane. Më pas hoqën nga puna disa persona e morën ë pyetje më shumë se 50 minatorë. Albchrome bllokoi mediat që të mos transmetonin grevën tonë. Kur disa media të vogla folën për protestën tonë, TV Klani bëri një emision sikur Samir Mane kishte bërë mrekulli në Bulqizë, por është krejt e kundërta. Ai po investon që të nxjerrë më shumë prodhim por asgjë për minatorët. Ka bërë disa ndryshime të vogla, por kompania po investon vetëm për veten e vet.” – shprehej Debreshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *