Qytetarët e Kosovës nesër do t’i drejtohen kutive të votimit. Me 14 shkurt, Kosova do të votojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Fushata zgjedhore për këto zgjedhje ka filluar më 3 shkurt deri më 12 shkurt, pra një periudhë 10 ditore.
Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Të gjitha partitë garojnë për 120 vende në parlament.
Zgjedhjet për parlamentin e Kosovës zhvillohen në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe veriun e Kosovës. Në këtë pjesë të vendit, që nga viti 2013 proceset zgjedhore si ato lokale dhe të përgjithshme, zakonisht janë ndihmuar edhe nga misioni i OSBE-së. Por kësaj radhe është hera e parë që zgjedhjet në tërë territorin e vendit organizohen vetëm nga KQZ-ja. Kjo për shkak të Pandemisë.
Për herë të parë Bashkimi Evropian, nuk do të dërgojë ekipin e tij për vëzhgimin e zgjedhjeve. Megjithatë stafi i ambasadave ka thënë se do ta vëzhgojnë vetë procesin e zgjedhjeve krahas organizatave jofitimprurëse të Koovës.
Cilët janë kandidatët për kryeministër?
Albin Kurti, i cili është kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për shkak të një dënimi të gjykatës. Megjithatë ai mbetet kandidati i LVV-së për kryeministër.
Kandidati për kryeministër i LDK-së është kryeministri aktual, Avdullah Hoti. Kujtojmë se ai u bë kryeministër, pas rrëzimit të qeverisë së Kurtit nga një mocion mosbesimi nga naëtarja e koalicionit qeveritar LDK. Hoti formoi koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Social Demokratike (NISMA) dhe Listë Serbe.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) propozon Enver Hoxhajn për kryeministër, pas padisë për krime lufte kundër ish-udhëheqësit të saj Kadri Veseli.
Fatmir Limaj është udhëheqësi i partisë Nisma Social Demokratike (NISMA) për Kryeministrin.
Ndërsa kandidatët për president janë: Vjosa Osmani nga Nisma Vjosa dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.