Vendosni fjalën kyçe....

Meta bashkëbisedim online me përfaqësues të Qeverisë, rektorë e profesorë: Krijoni të gjitha kushtet për studentët


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka thirrur sot në një bashkëbisedim online rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike. Po ashtu dhe përfaqësues të qeverisë.

Meta ka publikuar në ‘Facebook’ disa foto nga ky bashkëbisedim, ndërsa shprehet se në focus kanë qenë vështirësitë me të cilat po hasen studentët gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë.

Presidenti Meta shprehet se është e rëndësishme që studentëve t’u garantohet zhvillimi i praktivave mësimore dhe laboratorike.

“I njohur, nga takimet e mia periodike me studentët, me vështirësitë dhe problemet e shumta, që hasin gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë, thirra në një bashkëbisedim online përfaqësues të Qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend.

Është tepër e rëndësishme, t’u garantohet studentëve zhvillimi i praktivave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë.

I mirëpritur vendimi për të pranuar kërkesën e studentëve dhe rektorëve për të dhënë provimet në auditore dhe për të zgjatur sezonin e provimeve.”– shkruan presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *