Vendosni fjalën kyçe....

Momentet e largimit të Contes nga Pallati Kixhi, dorë për dore me gruan (VIDEO)


Kryeministri në largim i Italisë Giuseppe Conte, u largua për herë të fundit sot nga Pallati Kixhi pasi i dorëzoi mandatin pasardhësit të tij, Mario Draghi.

Conte u largua nga oborri i kapur dorë për dore me partneren e tij Olivia Paladino, ndërsa u përshëndet me shumë duartrokitje nga njerëzit përreth.

Një moment emocionues për Conten, i cili nuk ka qëndruar shumë gjatë në detyrë.

Mario Draghi, mori zilen nga presidenti në largim. Një rit që shënon dorëzimin nga një qeveri në tjetrën.

Ceremonia e ziles është një pasazh tradicional në të cilin kryeministri në largim i beson kryeministrit të ardhshëm zilen që do të bjerë kur fillon Këshilli i Ministrave.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *