Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin se si pasojë e prezencës së ngricave dhe dërborës në aksi Lezhë-Milot është bllokuar.
Policia ka këshilluar që drejtuesit të përdorin aksin e vjetër.
“Territori i qarkut Lezhë është përfshirë nga reshje dëbore gjatë ditës së sotme duke sjell vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e automjeteve. Si pasojë e reshjeve të dëborës , prezencës së akullit në rrugë dhe erës së fortë, aksi rrugor Lezhë-Milot është i bllokuar. Këshillohet që drejtuesit e mjeteve të përdorin aksin e vjetër Lezhë-Milot”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Vendi është përfshirë nga reshje dëbore dhe kjo ka sjellë problematika në qarkullim duke bllokuar akse të ndryshme.
Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar bllokimin e qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë në akset kryesore prej orës 8 të mbrëmjes së sotme deri në orën 8 të mëngjesit të ditës së hënë.