Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të cilët kishin fshehur 1 kilogramë kokainë në një zgavër peme.
Siç shkruajnë mediet italiane, ishin lëvizjet e tyre të dyshimta pranë një druri përgjatë rrugës në Peneto, që ngriti dyshime te skuadra e policies që nisi procesin hetimor.
Në veçanti, agjentët kishin vërejtur një shtetas shqiptar i cili, pasi kishte parkuar në një pozicion të izoluar, në rrugën që të çonte në fshatin e vogël të Penetos, hyri në një korije dhe u kthye pas disa minutash.
Të enjten e 11 Shkurtit agjentët, pasi vunë re makinën e zakonshme, këtë herë me dy subjekte në bord, konstatuan se një nga pasagjerët që zbriste nga automjeti, vendosi një pako brenda zgavrës së pemës.
Sapo të dy u larguan, agjentët kryen një kontroll të shpejtë që mbështeste hipotezën e tyre; gjetën një zarf të mbështjellë me shirit ngjitës, që përmbante mbi një kilogram dhe 300 gramë kokainë, e cila doli të ishte shumë e pastër dhe me cilësi.
Pas kësaj, policia arrestoi të dy personat me kombësi shqiptare, H.E. 33-vjeç dhe L.B 35-vjeç.
Pas kontrollit të makinës, u gjetën të fshehura brenda sistemit të ventilimit edhe 6 doza kokainë gati për shitje dhe një shumë e madhe parash.
Kontrollet në shtëpi gjithashtu bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një shume shtesë parash, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin e përdorur për të transportuar drogën.