Vendosni fjalën kyçe....

Plani i LSI-së për rritjen e punësimit, Kryemadhi: Paga të mirëpaguara që familjet të qëndrojnë në Shqipëri


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar një video, përmes së cilës zbulon planin e LSI-së për rritjen e punësimit.

 “Pas 4 vjet përballje me papunësinë në rritje, Shqipërisë i duhet një plan për të krijuar punësim me pagë të mirë, në mënyrë që familjet të përballojnë koston e jetesës, të shijojnë jetën e tyre dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpi. Shqipëria ka nevojë për punë tani! Plani i LSI do të krijojë punësim të mirëpaguar për ty dhe familjen tënde.”- shkruan Kryemadhi.

Në video thuhet se sfida më e madhe është krijimi i mundësive për punësim të mirëpaguar për çdo qytetar.

Për ta bërë këtë, sipas LSI-së duhet:

-që vendi të kthehet në normalitet demokratik dhe në kushtet e tregut të lirë.

– rritje ekonomike dhe kthim i besimit për investime

– të ulet barra fiskale dhe taksë e sheshtë 9%

-të ketë tatim dhe TVSH zero biznesi i vogël deri në 14 milionë lekë në vit.

– të formalizohet dhe të rritet ekonomia duke: formalizuar zinxhirin e shitje-blerjeve nëpërmjet programit të Rimbursit 5% të faturës tatimore, formalizuar dhe ulur kostot e prodhmit bujqësor blegtoral vendas nëpërmjet aplikimit TVSH zero, rritur prodhimin bujqësor vendas dhe produktet e përpunuara dhe duke zëvendësuar importet me eksportet, trefishuar prodhimin blegtoral me mbështetje të drejtpërdrejtë duke plotësuar nevojat e vendit dhe rritur eksportet, krijuar zonat e Liria Ekonomike me kushtet më të favorshme për biznes e punësim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *