Vendosni fjalën kyçe....

Rama nuk kursehet ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha: Një monstër, u habit gjithë dynjaja me vendimet e saj


Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Tiranës, kryeministri Edi Rama foli edhe për arrestimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, të cilën e quajti “një monstër”.

Kjo për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj saj, se ka shpërdoruar detyrën duke liruar të burgosur me dënim të përjetshëm. Rama e konsideroi arrestimin e saj një lajm të mirë.

 “Javën që po lëm pas ka ndodhur diçka historike, që ka kalua thuajse pa u vënë re. Arrestimi i gjykatëse në Krujë dhe gjithë rrjetit të saj dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut, për të refuzuar kërkesën e një subjekti të goditur nga vettingu duke e konsideruar goditjen nga Vettingu legjitime përbëjnë një moment historik të kalimit në një fazë tjetër në drejtësinë shqiptare.

Po qe puna për padurim dhe pakënaqësi nga sistemi i drejtësisë unë jam i pari, pasi marr shumë lajme të këqija nga sistemi i drejtësisë. Njerëzit i marrin lajmet kur u ndodh në kurriz. Për shkak të detyrës më duhet të marr shumë më tepër nga këto lajme të këqija e mirëkuptoj për çdo kënd që thotë ‘na çave dërrasa’. Sigurisht janë broçkulla por i mirëkuptoj.

Ama fakti është që një gjykatëse, një monstër, që e përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë dhe të abuzimit disa kohë me parë dhe u habit gjithë dynjaja me vendimet e sja për të liruar njerëz që ishin me burgime të përjetshme është sot në burg bashkë me gjithë rrjetin e saj. ky përbën shembullin sesi sistemi do të funksionojë.”– u shpreh Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *