Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale një projekt për qytetin e Durrësit, se si do transformohet ai për t’u kthyer në një nga destinacionet kryesore të plazhit.
Rama shkruan se mandatin e tretë nuk e do për vete, por për qytetarët që të mos lërë në mes asnjë nga punët që ka nisur.
“Mirëmëngjesi. Dhe me këtë shembull të thjeshtë, të një investimi fantastik e të shumëpritur si ky, që na janë dashur disa vjet ta afrojmë kaq pranë, i cili tregon fare qartë edhe pse mandati i tretë nuk është për mua, po është për ju, për Durrësin, për të gjithë ne dhe për mbarë Shqipërinë, duke na dhënë mundësinë të mos lemë në mes asnjë nga betejat për të ardhmen, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.