Një tjetër shpërthim është rregjistruar ditën e sotme.
Një sasi e vogël tritoli i është vënë një lokali të marrë me qira në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit” në Lezhë.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Më datë 13.02.2021, rreth orës 21:45, në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit” Lezhë, në lokalin e marrë me qira nga shtetasi V.Sh., banues në fshatin Mërqi, Lezhë, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”-thuhet në njoftimin e policisë.