Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Pogradec


Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot në oborrin e një banese në Pogradec. Sipas policisë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse e cila ishte vendosur në oborrin e banesës së shtetasit Petrit Çekiçi, 53 vjeç.

Për fat të mirë nga ky shpërthim nuk ka njerëz të lënduar. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

“Më datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në fshatin Starovë, Pogradec, në oborrin e banesës së shtetasit P. Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *