Vendosni fjalën kyçe....

Ambulanca e Sarandës aksidentohet në aksin Tiranë-Durrës, ndërron jetë pacientja 71-vjeçare


Foto ilustruese

Ambulanca e qytetit të Sarandës është përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Tiranë-Durrës teksa po transportonte një pacient.

Nga aksidenti humbi jetë pacientja 71-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur sot në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, ku shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *