Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Të gjitha rrugët kombëtare të hapura, s’është koha për politikë, shteti në këmbë


Ministrja e Infrastrukturës ka pohuar se të gjitha rrugët kombëtare në vend janë të kalueshme ndërsa porosit drejtuesit e mjeteve që të përdorin gomat e dimrit ose zinxhirët.

Balluku tha se është vendosur ndalimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë deri të hënën në mëngjes duke qenë se një pjesë e tyre kanë qenë shkak i bllokimit të disa rrugëve në vend, ndërsa theksoi se i gjithë shteti ka qenë në këmbë e në krye të detyrës.

“Kemi bërë ndalimin e automjeteve të tonazhit të rëndë pas orë 8 të mbrëmjes deri në të hënën në orën 8 pasi kemi parë që disa nga këto automjete kanë qenë arsyeja kryesore e bllokimit të akseve. Shteti ka qenë në këmbë, të gjithë kanë qenë në krye të detyrës që nga momente e para të kësaj stuhie. Vend për kritika ka gjithmonë dhe duhet ditur puna dhe kontributi i atyre që janë në terren.” – tha ajo.

Po kështu Balluku theksoi se nuk është koha për politike duke shtuar se bllokimi i qarkullimit në rrugën Milot-Lezhë nuk ka ardhur për shkak të borës pasi rruga ka qenë e hapur po për shkak të stuhisë.

“Nuk është koha për të bërë politike, ne jemi marrë me qytetarët dhe i kemi kontaktuar. Nuk ka qenë i zënë aksi i Milot-Lezhë për shkak të borës, por për shkak të stuhisë, pasi drejtuesit e automjeteve nuk kishin shikueshmëri dhe nuk vazhdonin dot rrugë. Borëpastrueset kanë qenë aty që nga momenti i parë dhe problematika ka qenë nga mjetet e tonazhit të rëndë të cilat ishin prishur.”­ – shtoi Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *