Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëshortja e Bashës publikon foton e dikurshme në Instagram, e uron kryedemokratin për Shën Valentin


Bashëshortja e kreut të PD-së, Basha, e ka uruar këtë të fundit për Shën Valentinin.

Aurela Basha ka publikuar në Instagramin e saj një foto të çiftit para shumë vitesh.

Ajo e shoqëron foton me mesazhin: “Gëzuar Shën Valentinin @lulzimbasha. Çdo ditë je shembull për mua, çdo ditë të dua më shumë! #shenvalentin.”

Pak ditë më parë, bashkëshortja e kreut të opozitës ndau në rrjetin social një video të kryedemokratit duke gatuar, një video që ngjalli jo pak reagime e polemika në rrjetet sociale, të cilave nuk u shpëtoi as kryeministri Rama.

Ky i fundit e ironizoi Bashën për faktin se gatuante me këpucë në shtëpi, në një ditë fundjave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *