Facebook ka fshirë llogarinë zyrtare të aktorit Kevin Sorbo, duke shënuar bllokimin më të fundit të Big Tech ndaj një konservatori. Sorbo, një mbështetës i njohur i Donald Trump, ka qenë kritik i hapur ndaj kufizimeve të Covid-19.
Sorbo, i cili luajti në serialin televiziv të vitit 1990 ‘Hercules: The Legendary Travels’, tha në Tëitter të premten se Facebook mbylli llogarinë e tij, e cila kishte më shumë se 500,000 ndjekës.
Nuk ishte menjëherë e qartë pse gjiganti i teknologjisë ndërmori një veprim kaq drastik kundër Sorbo, i cili ka qenë kritik ndaj efektivitetit të maskave mes pandemisë Covid-19 si dhe njihet për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj ish-presidentit Donald Trump pas trazirave të Kapitolit.
Vetë Sorbo nuk dha asnjë shpjegim për mbylljen dhe hapi një faqe tjetër në Facebook.