Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë në breg të liqenit 60-vjeçari në Pogradec


Një person është gjetur i mbytur në breg të liqenit të Pogradecit. Sipas policië bëhet fjalë për një person rreth 60-vjeç i cili nuk është identifikuar ende.

Në njoftimin  e bluve thuhet se në trupin e tij nuk ka shenja dhune ndërsa viktima është dërguar në morgun e spitalit ku do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

“Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *